Persona të maskuar hynë në një lokal duke ekzekutuar 49-vjeçarin me iniciale N.L. dhe duke plagosur 3 persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Runik të Skënderajit.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një lokal në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima , 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK” – thuhet në njoftimin e Policisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *