Sllovakia preku kualifikimin pasi ishte në epërsi deri në minutën e fundit, por sërish Xhud Belingam nxjerr në pah repertorin e tij.
Sllovakia mori avantazhin me Shraner në pjesën e parë ndërsa Anglia e vakët kërcënoi vetëm në 10 minutat e fundit me Kejn dhe shtyllën e Rajs.
Kur gjithçka dukej e mbyllur, Belingam shënon me një akrobaci brilante brenda zonës duke çuar anglezët në delir.
Kapiteni Kejn shënon në fillimin e shtesës, ndërkohë që sllovakët sulmojnë me forca të shumta por pa rezultat.
Skuadra e Sauthgejt kalon në çerekfinale me shumë vështirësi dhe pa shkëlqim ndërsa rivali i radhës do të jetë Zvicra bindëse në paraqitjet e saj.