Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare më 17 dhjetor duke urdhëruar dhe shpërndarjen e parlamentit.
“Po jetojmë në kohë të vështira për mbarë botën, në kohën e sfidave globale, luftërave dhe konflikteve, në kohën kur është e nevojshme që të gjithë të jemi të bashkuar në luftën për ruajtjen e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Serbisë, një kohë kur do të përballemi me presione të shumta për shkak të marrëdhënieve me Kosovën dhe çështje të tjera rajonale dhe botërore.” – tha ai.
Serbia shkon në zgjedhje në kohën kur faktori ndërkombëtar po këmbëngul për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje të cilën Vuçiç refuzoi ta firmoste së fundmi në Bruksel.