Opozita në Serbi ka njoftuar një protestë kundër marrëveshjes për minierën e litumit në Jadar të lidhur me Gjermaninë, por Aleksandër Vuçiç u shpreh se kjo protestë ka tjetër synim.
Sipas tij, organet shtetërore janë njoftuar nga Federata Ruse se protestuesit do të përpiqen të hyjnë me forcë në pallatin presidencial dhe të marrin pushtetin me grusht shteti. Vuçiç pretendon se skenari është i ngjashëm me atë të revolucionit portokalli në Ukrainë dhe se pas tij qëndrojnë vendet perëndimore.
“Kemi marrë infromacione nga burime zyrtare se diçka e tillë planifikohet të ndodhë gjatë kësaj proteste. Ne do të marrin të gjitha masat e nevojshme. Askush nuk mund ta ndalë përparimin e Serbisë.” – tha Vuçiç para mediave.