Aleksandër Vuçiç nuk e kishte të dielën ditë pushimi. Ai u shfaq në një intervistë televizive duke akuzuar kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti se promovoi Shqipërinë e Madhe gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të Tetovës.

Vuçiç shtoi se Kurti ofroi një skandal të hapur duke u prezantuar si kryeministri i të gjithë shqiptarëve.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës vijon të ligjërojë me stilin e mentorit të tij ideologjik Adem Demaçi të cilin e konsideroi separatist të keq në kohën e liberalizmit titist në ish-Jugosllavi.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera.

Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së Madhe.” – tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *