Presidenti i Serbisë tha para mediave se në rast pranimi të Kosovës në Këshillin e Evropës, aty nuk do të ketë më vend për Serbinë. 

“Pranimi i Prishtinës në këtë organizatë de facto do të thotë largim i Serbisë prej saj. Në rast se kjo ndodh ne do e vlerësojmë mundësinë e largimit. Bëjeni këtë dhe do të shohim nëse Serbia do të qendrojë në këtë këshill. Do të shohim nëse doni që aty të jetë Prishtina apo Serbia” – tha ai.

Aleksandër Vuçiç zhvlerësoi peshën e Këshillit të Evropës duke e cilësuar si organizatë që nuk vendos për asgjë. Sipas tij përjashtimi i Rusisë nga ky organizëm ishte i qëllimshëm për t’i hapur rrugë pranimit të Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *