Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh i revoltuar se absetimi i Ukrainës në votimin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës ishte njohje e Kosovës nga Kievi zyrtar.

Vuçiç shtoi se Serbia do të rivlerësojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës e cila sipas tij nuk njeh integritetin territorial të Serbisë.

“Nëse dikush e injoron integritetin territorial të Republikës së Serbisë, pse duhet ta respektojmë integritetin e tyre territorial? Pse duhet të nxitojmë të mbrojmë integritetin territorial të dikujt tjetër, ndërsa ne heshtim, pasi ata njerëz janë qartë kundër integritetit territorial të Serbisë? Abstenimi në votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ishte i barabartë me njohjen e Kosovës.”-  tha Vuçiç.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *