Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha në Tv Prva se ai nuk është djali i gazetarit shqiptar nga Kosova, Fahri Musliu dhe se këto aludime janë të qëllimshme për të denigruar atë dhe prindërit e tij.
Nëna e Vuçiçit ka punuar me gazetarin Musliu dhe prej kohësh presidentit serb i është vënë në dukje ngjashmëria e tij me gazetarin shqiptar.
Ai shtoi se e kanë bullizuar gjithmonë për buzët e tij të trasha.
“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahri Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiç, e jo Fahri Musliu.” – ka thënë ai.