Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç rikonfirmoi për të panumërten herë besnikërinë e tij ndaj kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.
Ai tha se ndihej krenar për sanksionet që perëndimi agresor kishte vendosur vite më parë ndaj tij.
Po ashtu, Vuçiç i cilësoi shqiptarët si agresorë duke u shndërruar sërish në avokat të gjenocidit ndaj popullit të Kosovës në vitet 1998-1999.
“Për të shantazhuar dikë, fillimisht duhet të keni diçka me çfarë do të shantazhoni. Unë nuk kam asgjë për të humbur dhe nuk më intereson. Unë njoh politikanë që janë nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe dhe takohem me ta rregullisht (duke aluduar në Radoiçiqin, Veselinoviçin dhe Dodikun). Edhe çfarë? Epo unë kam qenë krenar për sanksionet që më janë vendosur në vitin 1999. Isha fajtor pasi e mbroja vendin tim dhe sulmoja agresorin. Po thonë ta publikojmë këtë se është një informacion i vështirë për Vuçiçin. Hajde, ju lutem publikojeni edhe një herë që kam qenë nën sanksionet e tyre, jam i lumtur që kam qenë kundër atyre që bënë agresion ndaj vendin tim. Mendoni se isha i mërzitur apo i zemëruar për këtë? Për çfarë, që ata më kanë ndaluar të udhëtoj diku?”- tha Vuçiç.