Presidenti i Serbisë tha gjatë një fjalimi në një aktiviteti në Beograd se fuqitë e mëdha perëndimore duhet të tregojnë se pse po i shesin armë ushtrisë së Kosovës.
Aleksandër Vuçiç shtoi se vendi i tij duhet të nisë dhe një hetim lidhur me këtë çështje, ndërsa akuzoi opozitën dhe mediat antiqeveritare se punojnë kundër interesave të Serbisë.
“Të fillojnë hetime për armatosjen e të ashtuquajturës Forca e Sigurisë së Kosovës dhe atyre që po ndihmojnë në këtë armatosje, në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe si guxuan ta bëjnë këtë gjë. Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare.” – tha ai.