Numërimi i kutive nxori sërish Aleksandër Vuçiçin fitues të zgjedhjeve në Serbi me rreth 46% të votave.
Presidenti aktual shpalli fitoren e Partisë së tij Progresiste, ndërsa koalicioni opozitar “Serbia kunder dhunës” ka pretendime për manipulime të procesit në kryeqytetin e Beogradit.
“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal.” – thuhet në një deklaratë të koalicionit opozitar.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 59%, ndërkohë që kriza politike nuk duket se do të përfundojë pasi opozita pritet të kthejë çështjen e manipulimit të zgjedhjeve në kauzë të saj politike.