Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç doli sërish në mbrojtje të shefit të Shërbimit Sekret, Aleksandër Vulin, i sanksionuar nga SHBA-të.

Vuçiç tha se amerikanët nuk i bazojnë akuzat e tyre në prova, prandaj nuk do të ndërmerret asnjë masë ndaj Vulin.

“Nëse ata ofrojnë ndonjë dëshmi të vlefshme, ne do ta ndjekim penalisht Vulinin. Por, këtu nuk ka asgjë, situata me Rusinë është problemi. Mosvendosja e sanksioneve nga ana jonë për Rusinë solli dhe vendimin e tyre.”- tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *