Ish-emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Riçard Grenëll do të jetë i pari amerikan që dekorohet në Serbi.

Lajmin për nderimin e Grenellit e konfirmoi vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb tha se do e dekoronte ish-emisarin amerikan me “Urdhërin e Flamurit Serb” me motivacionin e “forcimit të bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”- raporton media serbe “Novosti”.

“Ai avokoi për Serbinë. Ishte ndër të paktët që ishte i balancuar në procesin e dialogut.”- u arsyetua Vuçiç.

Me “Urdhrin e Flamurit Serb” në të kaluarën janë nderuar kryesisht rusë si, Sergei Shoigu, Sergei Lavrov, Vitali Çurkin dhe të tjerë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *