Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede të gjatë telefonike me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Kristofer Hill, i është ankuar këtij të fundit për situatën e serbëve në veriun e Kosovës. Sipas raportimeve të mediave serbe, Vuçiq i ka thënë ambasadorit amerikan se serbët e Kosovës ndihen të tmerruar nga trysnia e qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.
Kristofer Hill nga ana e tij, kërkoi nga udhëheqësi serb të tregojë maturi në deklarata dhe veprime për t’i shërbyer ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në veriun e Kosovës.
Situata u tensionua pasi qeveria e Kosovës vijoi me zbatimin e masës së parë për qortimin e serbëve që mbajnë ende targat e vjetra në automjetet e tyre. Lista Serbe reagoi sot duke deklaruar largimin e serbëve nga institucionet e shtetit të Kosovës