Analistja e njohur serbe, Sonja Biserko beson se presidenti serb, Aleksandêr Vuçiq, qëllimisht ka nxitur tensionet në veri të Kosovës si përpjekje për t’i ikur planit franko-gjerman. Biserko theksoi se presidentit serb nuk i mungojnë aleatët as në Prishtinê, as në Tiranë.
“Vuçiqi ka disa muaj që ka nxitur tensionet dhe vazhdimisht e ka akuzuar Kurtin. Vuçiqi ka aleatë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Përveç kësaj, ai vazhdimisht përdor alibinë se Gjermania dhe Britania e Madhe qëndrojnë pas veprimeve të Kurtit, e se si SHBA-ja po e mirëkupton Serbinë. Por, fakti është se SHBA-ja dhe BE-ja e mbështesin propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Me largimin nga institucionet e Kosovës, Vuçiqi po e teston bashkësinë ndërkombëtare.”- tha Biserko.