Aleksandër Vuçiq doli në konferencë shtypi pas ngjarjeve të Kosovës duke mbajtur një ligjëratë të gjatë të mbushur me justifikime dhe alibi. 

Presidenti serb shkoi deri në paralelizim  mes qëndresës së Adem Jasharit në Drenicë me një sulm të organizuar terrorist ndaj Policisë së Kosovës. 

“Kur ka ndodhur një konflikt i tillë në Maqedoni janë bërë biseda dhe marrëveshje, ndërsa sot u kanë thënë shqiptarëve “vritni të gjithë”. Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputën nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata (ndërkombëtarët) thanë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë. Vetëm Serbia si duket është terroriste.” – ka deklaruar Vuçiq.

Presidenti serb drejtoi sërish gishtin nga Albin Kurti duke e akuzuar se po ushtron terror ndaj serbëve në Kosovë dhe po synon të shtyjë Serbinë në një konflikt të armatosur me NATO-n.

“Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit.” – u shpreh ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *