Xabi Alonso ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, drejtuar Vinicius Junior, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe jashtë çdo norme respekti në futboll.
“E dëgjova çfarë i tha Simeone Viniciusit dhe nuk më pëlqeu aspak. Nuk mund të flasësh në atë mënyrë, e kaloi kufirin”, është shprehur Alonso, duke marrë hapur në mbrojtje sulmuesin brazilian të Real Madridit.
Sipas mediave spanjolle, gjatë një momenti tensioni Simeone i është drejtuar Vinicius Jr. me fjalët:
“Vini, Vini… Florentino Pérez do të të largojë nga Real Madridi, mbaje mend çfarë po të them.”

