Shumëkush e dëgjoi për herë të parë emrin e Blerim Hoxhës mbrëmë kur Arben Ahmetaj u shpreh se ky shtetas nga Kosova zotëron 40% të aksioneve në inceneratorin e Tiranës.

Gazetarja Ola Xama ofroi detaje të reja lidhur me biznesmenin në fjalë duke deklaruar se krahas inceneratorit të Tiranës, ky shtetas ka marrë dhe pronësinë e rafinerisë së naftës në Ballsh. Xama shtoi se Blerim Hoxha është financues i fushatave zgjedhore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

“Blerim Hoxha është pronar i kompanisë Ikare me bazë në Zvicër, ka 40 për qind të inceneratorit të Tiranës. 20 për qind janë në parajsa fiskale dhe 40 për qind janë të një italiani, Presezi, që erdhi dhe bëri edhe një takim te Agjencia e Pronave të Sekuestruara.

Blerim Hoxha është një shtetas nga Kosova, është përfaqësues i kompanisë “Tosk Energy”, një biznes që më pas ka marrë pronësinë e rafinerisë së Ballshit, përmes kompanisë SPD. Ai ka lidhje me të dyja linjat që financojnë fushatat, edhe të z. Rama, edhe të z. Veliaj. ” – u shpreh Xama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *