Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj tha në një intervistë televizive se Partia Socialiste ka akumuluar shumë pushtet dhe kjo mund të krijojë probleme në vazhdimësi.

Xhafaj theksoi se dobësimi i opozitës nuk i ka shërbyer demokracisë në vend dhe se ky realitet mund të prodhojë pasoja për pushtetin nëse nuk tregohet vetëpërmbajtje dhe nëse nuk ka reflektim.

“Ke një realitet politik ku opozita është shumë e dobët, për fatkeqësinë e saj dhe fatkeqësinë e këtij vendi. Edhe për të keqen e kësaj mazhorance sepse nuk ka pasqyrën përballë. I ka dhënë një pushtet të madh që është e pamundur ta kontrollosh me një telefon apo me një individ, cilido qoftë ai, sado supermen të jetë. Nevoja për të reflektuar për këtë përgjegjësi është një gjë shumë e drejtë dhe kryeministri ka bërë shumë mirë. E kam ndjekur me kujdes fjalën e tij në 32 vjetorin e PS dhe i pari që duhet të reflektojë është vetë kryeministri pasi ka përgjegjësinë e lidershipit politik për ta orientuar këtë pushtet të kësaj force politike dhe që të mundet ta mbajë këtë barrë pa kosto shumë të mëdha. Se barra kur dobësohet kurrizi të thyen në mes. Dhe mund të na ndodhi ajo që po i ndodh opozitës.” – tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *