Kandidati i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Besart Xhaferri, u shpreh se farmacitë e Tiranës që punojnë gjatë natës po përdoren si farmaci elektorale nga patronazhistët e lidhur me pushtetin.

Sipas Xhaferrit, në këto farmaci po ofrohen para për qytetarët në këmbim të votës.

Ai shtoi se ka marrë mesazhe të shumta nga qytetarët lidhur me aktivitetin e paligjshëm në këto farmaci.

Kandidati i opozitës thekson se të gjitha dëshmitë e mbledhura lidhur me aktivitetin e këtyre farmacive (pretendohet se janë 10 të tilla) do të dorëzohen së shpejti në SPAK si prova të krimit zgjedhor.

“Janë 19 farmaci të tilla si kjo këtu. Nuk punon fare, është marrë nga patronazhistët. Ne jo vetëm në SPAK, por edhe natën do të dalim t’i mësyjmë. Natën punojnë si minj. Kam me qindra mesazhe. Po ua jap si mesazh se janë të vëzhguar dhe do të faktohet çdo gjë. I kemi të gjitha në vëzhgim. U ofrojnë para qytetarëve,” – tha ai.

By Editor