Zvicra mori tre pikët e para në sfidën ndaj Kamerunit e vlefshme për grupin G. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Embolo në fundin e pjesës së parë. Kamerunasi i natyralizuar si zvicerian ndëshkoi atdheun e origjinës së tij duke i dhënë Zvicrës tre pikë të arta në synimin për kualifikim, në një grup mjaft të vështirë ku bëjnë pjesë dhe Brazili me Serbinë, që përballen sonte në mbrëmje.

Paraqitje pozitive për kapitenin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirin. Dy futbollistët shqiptarë vijojnë të jenë sërish të pazëvendësueshëm në formacionin zviceran.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *