Presidenti amerikan, Xho Baiden e akuzoi Hamasin se ka kryer krime lufte në konfliktin ushtarak me Izraelin.
Ai theksoi se militantët e Hamasit kanë përdorur civilët në Gaza si mburoja njerëzore duke përfshirë dhe pacientët në spitale.
Sakaq, raportohet se ushtria izraelite ka nisur tërheqjen nga spitali në Gaza, ndërkohë që ka marrë nën kontroll dhe parlamentin palestinez.
Ndryshe nga presidenti amerikan, zëdhënësi i OKB-së foli për vrasjen e mbi 4400 fëmijëvë palestinezë dhe plagosjen e mijëra të tjerëve duke kërkuar armëpushim të zgjatur me synim krijimin e korridoreve të mirëfillta humanitare për popullsinë e mbetur në kushte katastrofike.