Ish-kryeministri britanik, Boris Xhonson deklaroi se Vladimir Putin e kishte kërcënuar me sulm raketor gjatë një bisede telefonike në prag të luftës në Ukrainë.
Xhonson theksoi se e kishte paralajmëruar udhëheqësin rus për pasojat e luftës në Ukrainë, por ai ishte përgjigjur se “do të mjaftonte vetëm një minutë” duke iu referuar një sulmi me raketë nga Rusia.
“Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: “Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë do të duhej vetëm një minutë”. Por unë mendoj se nga toni shumë i qetë që ai po përdorte, ai po luante me përpjekjet e mia për ta detyruar atë të negocionte.” – tha Xhonson duke folur në një dokumentar të BBC-së.