FILE PHOTO: Russian President Vladimir Putin attends a meeting with Chinese President Xi Jinping in Beijing, China February 4, 2022. Sputnik/Aleksey Druzhinin/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY./File Photo

Udhëheqësi kinez, Xi JinPing mbërrin sot në Moskë ku do të qëndrojë për dy ditë. Vizita e liderit kinez shihet si mbështetje për Vladimir Putinin pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Gjykata e Hagës e cila e akuzoi shefin e Kremlinit për krime lufte në Ukrainë.

Kina ka ofruan një plan prej 12 pikash për zgjidhjen e konfliktiti mes Rusisë dhe Ukrainës të cilën e quan plan të paqes.

Plani kinez u hodh poshtë nga perëndimi që e akuzoi Kinën për pozicionim të hapur në krah të Rusisë gjatë konfliktit me Ukrainën.

Xi JinPing, në një artikull në një nga mediat kineze e përshkroi si delikate situatën mes Rusisë dhe Ukrainës duke shprehur sërish gatishmërinë e Pekinit për ndërmjetësim për zgjidhjen e konfliktit.

Kjo sjelje e Kinës po kritikohet nga Shtetet e Bashkuara të cilat e akuzojnë Pekinin zyrtar se po furnizon Rusinë me armë. Akuza i referohet vendimit të Kinës për të dërguar 100 dronë të cilët petendohet se “do të testohen” nga Rusia.

Perëndimi i druhet faktit se dërgimi i 100 dronëve kinezë për Rusinë mund të jetë vetëm hapi i parë i një ujdie që Kina mund të ketë arritur me Rusinë për furnizimin me armë gjatë luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Xho Bajden paralajmëroi Kinën se nësë vendos të furnizojë me armë Rusinë, do të përballet me sanksione dhe pasoja të rënda, ndërkohë që Pekini zyrtar ka mohuar çdo marrëveshje të mundshme për furizimin e Rusisë me armë në synimin për të nënshtruar Ukrainën.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *