Mediat sportive në Itali raportojnë se mesfushori shqiptar Ylber Ramadani është shumë pranë transferimit te Napoli. Lënia në stol nga trajneri i ri i Leçes, Marco Giampaolo, duket se ka nxitur 29-vjeçarin të kërkojë një klub të ri.
Sipas burimeve, Napoli dhe Leçe janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për shumën e 3 milionë eurove. Trajneri i Napolit, Antonio Conte, thuhet se e vlerëson shumë profilin e Ramadanit, i cili ka zhvilluar 50 ndeshje në Serinë A që nga bashkimi me Leçen.
Te Napoli, Ramadani pritet të bashkohet me mbrojtësin tjetër shqiptar, Amir Rrahmani. Ndërkohë, merkatoja vazhdon të përflasë edhe një transferim të mundshëm të Ardian Ismajlit në klubin napoletan, duke forcuar më tej prezencën shqiptare në ekip.
Negociatat janë në fazën përfundimtare dhe një zyrtarizim pritet në ditët në vijim.