SPAK-u lëshoi fletë-arreste për Erzen Breçanin, ish-zv.drejtor I Policisë së Tiranës, djalit dhe tij dhe dy zyrtarëve policore.

Në pranga kanë përfunduar dhe shefi i krimeve në komisariatin numër 6 ,Dedjan Gjoni si dhe Jonida Babamusta, punonjëse e Drejtorisë së Kufirit në Policinë e Shtetit.

Në kërkim është shpallur dhe shtetasi Ervin Mata, personazh i njohur për përfshirjen në ngjarjen e vrasjeve në ish-Bllok.

Deri tani janë ekzekutuar 8 fletë-arreste, ndërsa të arrestuarit akuzohen për grupim të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh, pastrim parash dhe krijimin e kushteve të vrasjes. Veprimet e prokurorisë erdhën pas zbërthimit të bisedave mes personazheve në fjalë në aplikacionin Sky. Operacioni i Policisë për ekzekutimin e të gjitha fletë-arresteve të lëshuara nga SPAK-u po vijon.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *