Një zbulim impresionues ka shpalosur për herë të parë ekzistencën e një planeti që besohet të jetë krejtësisht ujor.
Planeti i njohur si TOI-1231 b, u zbulua duke përdorur të dhëna nga Sateliti Transitues i Ekzoplanetit të NASA -s (TESS). Ai rrotullohet rreth një ylli të afërt dhe është rreth 90 vite dritë larg nga Toka.
Planeti në fjalë është dy herë më i madh se Toka, ndërkohë që planetet e njohura deri sot kanë përbërje shkëmbore dhe gazore.
Ky zbulim ka befasuar dhe entuziasmuar shkencëtarët të cilët tashmë besojnë se mund të mësojnë më shumë mbi origjinën e formësimit të universit.