Mediat izraelite kanë raportuar detaje të reja mbi mënyrën se si shërbimi sekret izraelit, Mossad, arriti të identifikonte vendndodhjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, gjatë sulmeve ajrore të fundit.
Sipas raportimeve, një nga burimet kryesore të inteligjencës kanë qenë kamerat e trafikut në Teheran, të cilat dyshohet se janë hakuar për të gjurmuar lëvizjet pranë kompleksit ku ndodhej Khamenei. Informacioni i mbledhur nga këto pajisje është kombinuar me të dhëna të tjera operative, përfshirë edhe burime njerëzore në terren.
Dy burime të njohura me çështjen kanë bërë të ditur se të dhënat janë ndarë edhe me partnerë amerikanë, ndërsa një zyrtar izraelit i inteligjencës, cituar nga Financial Times, ka deklaruar se njohja e detajuar e terrenit në Teheran ka qenë kyçe në operacion.
Raportohet gjithashtu se janë dëmtuar disa kulla të telefonisë celulare në zonë, me qëllim ndërprerjen e komunikimeve të mundshme të truprojave. Operacioni, sipas mediave, ishte planifikuar prej muajsh, por u ekzekutua në momentin kur inteligjenca konfirmoi praninë e zyrtarëve të lartë në kompleks.
Deri më tani nuk ka një konfirmim të pavarur dhe zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me këto pretendime, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.

