Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të akuzuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec. Pas rreth 15 muajsh qëndrimi në paraburgimin e Drenovës, dy të dyshuarit janë nxjerrë nga qelia dhe janë vendosur në arrest shtëpie, pasi afatet ligjore të paraburgimit kanë përfunduar. Vendimi u mor nga gjykata tre ditë më parë.
Ndërkohë, Prokuroria e Korçës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit të pamjeve filmike, një pjesë e të cilave raportohet se janë fshirë.
Vrasja e Egli Progës ndodhi më 10 gusht të këtij viti në një lokal në Pogradec ku viktima u dhunua për vdekje.

