Kafehaneja sot asht bamë nji nevojë jete kryesore. Në kohë tonë jeta e qytetasve nuk qarkullohet brenda mureve të nalta të shpijave e të avllijave, por kërkon të shpërthejë jashtë, e sejcilli mundohet me u përpjekë pa ja da e me u dukë dans le grand monde. 

Gjith kush aty gjenë miqtë të njoftunt e ndër intervalet e hurmave të birrës e të përplasjes së pocker- it, vlon biseda, polemikat në kambë e në dorë si i thonë nji fjale, kritika, çashtje politike etj.

Natyrisht le grand monde asht përqëndruem ndër dy a tri kafehane të qi gjinden në pjacën e qytetit tonë. Ktu, pushim, orkestër në e dielë, luks e profume zonjash. 

Ma përpara nji kafe kushtonte nji gjysëm korone e ç’do njeriut i delte me u ndalë e me u shlodhun.  E sidomos në kët kohë krize, të papunët, që u ndodhte gjysma e koronës në xhep, kalonin nji pjesë të ditës pa u mërzitë nën përkundjen e valëve të radjos.

Mirpo zotnijt tanë nuk dashkan që edhe puntorët të munden me frekuentue të njajtat kafehane e t’u rrijnë në nji distancë të afërme me tavolinë. – Ndoshta sepse nuk munden me durue erën e vojnave e të djersës së puntorit që asht rropatë me fitue bukën e ditës, mbasi ndokushi nuk i ka lanë gja trashëgim?

-Fundi i fundit, me sa kemi marrë vesht, kto dy a tri kafehane në shej, u ngrehkan e e bakan kafen nji koronë serm, (kafen shtrejtuen e jo gotën e birrës a të ndonji pijes tjetër).

E kshtu e mbajtën për pak dit.

Por tash së mbramit përsëri e liruen në nji gjysëm korone, por vetëm ndër dit pune, sepse ndër të diela e festa vijon me u shitë 1 koronë filxhani nji hurmit.

Po të kishin vijue me ndryshimin e parë nuk do të ishim vu me e përmendë kët çeshtje ndër kto shtylla, sepse ndoshta do të na ishte mbushë mendja se nji filxhan kafe mund të kushtojë nji koronë sermit.

Por kje ndryshimi i dytë: lirimi ndër ditë jave e jo ndër festa që na shtërngoj me ia hy kësaj rragatje.

-Dita e diele asht ba ditë pushimi vetëm për puntorë, sepse të pasunt kan ditët e pushimit apo ma mirë me thanë demelije gjithmonë.

– Në kët ditë puntori, bashkë me familjen e vet kërkon të defrehet ndopak e të çlodhet prej mundit te gjashtë ditëve puntore. 

E defrimi qi kushton ma lirë asht me ndejë në kafehane e me shijuem muzikën e bandës qi në sajë të Bashkisë na kënaqë për javë. 

Por qe se tashti zotnitë e propietartë janë lëshuem kundra të mjerit, e nuk kanë lanë me gzuem qetsinë e paqen e andrrueme për gjashtë ditët e undit e kujdesesh për bukë. 

E kte e kan pohuem vetëm të zotët e kafehaneve. “nuk duem të sgedhim vagabonda e punëtorë në dugaje t’ona”.

Të lumtë Shkodër kreshnike e bujare. 

Kështu din me e çmuem ti mundin e bijve t’uej e djersën e përgjakun të vorfnit qi përpiqet në gjiret e jetës së përditëshme. 

Kishte me thanë ndokushi “Pse nuk i drejtohemi Bashkisë për me e skjaruem e me e ndreqë kët punë…” Por… he pra….!

Presim veç qi puntori të zgjohet prej gjumit letargjik e të kuptojë rolin që lot në shoqni, ndihmat qi jep, detyrët qi kryen e të drejtohet vet – vetin kahë Drejtësija. 

BESA, 3 SHTATOR 1934

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *