Nga samiti i G7-s që po mbahet në Japoni, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski konfirmoi se forcat ruse kanë marrë kontrollin mbi qytetin e Bakhmutit pas dhjetë muajsh beteje të përgjakshme. Zelenski konfirmoi tërheqjen e trupave të fundit ukrainase nga qyteti duke u shprehur se heronjtë e Bakhmutit do të mbeten përjetësisht në zemrat dhe në kujtesën e popullit të tij.

Sakaq, po nga Hiroshima, presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden dha lajmin e shumëpritur për ukrainasit duke konfirmuar se vendi i tij dhe aleatët do të japin avionë luftarakë F-16 në ndihmë të Kievit.

Presidenti amerikan theksoi se së shpejti do të nisin dhe trajnimet e pilotëve ukrainas për përdorimin e këtyre avionëve, trajnime që do të kryhen jashtë territorit të Ukrainës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *