Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se Donjetsku po mbrohet me heroizëm nga ushtria ukrainase dhe se grindjet mes rusëve lidhur me meritat për një avancim të pretenduar në këtë rajon tregojnë se Moska ka dështuar.
“324 ditë lufte në shkallë të gjerë dhe si ka ndryshuar gjithçka për Rusinë. Ata tashmë po grinden me njëri-tjetrin se kujt t’i atribuohet një përparim taktik.
Ky është një sinjal i qartë dështimi për armikun. Dhe kjo është një tjetër nxitje për të gjithë ne që të bëjmë më shumë presion mbi okupatorin dhe t’i shkaktojmë humbje më të mëdha armikut.” – u shpreh ai.