Volodimir Zelenski paralajmëroi se sulmet ukrainase në territorin e Rusisë do të vijojnë si pjesë e kundërsulmit ushtarak që Kievi ka nisur prej disa kohësh.

Presidenti ukrainas theksoi se Vladimir Putini do të marrë përgjigjet e duhura dhe se trajektorja e luftës do të ndryshojë nga Kievi drejt Moskës.

Tre dronë ukrainas raportohet se goditën një objekt me zyra qeveritare në Rusi, ndërkohë që Kremlini reagoi ndaj këtyre sulmeve duke i cilësuar si akte terroriste.

Ish-kryeministri rus, Dimitri Medvedev foli sërish rreth mundësisë së përdorimit të armëve bërthamore nësë kundërsulmi i ushtrisë ukrainase do t’i afrohet përmbushjes së synimeve të veta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *