Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka lëshuar një paralajmërim të fortë duke theksuar se shërbimet e vendit të tij kanë marrë informacione se Rusia po punon për të nxitur një luftë të re në Ballkan.
Ai kërkoi vëmendje të shtuar pasi interesi i Rusisë është një luftë e re në Ballkan për të larguar vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.
“Kushtoni vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione: Rusia ka një plan të gjatë në kohë. Lindja e Mesme do të jetë si Ballkani, e nëse vendet e nuk ndërmarrin masa, do të ketë një shpërthim të tillë. Kjo është arsyeja pse Rusia do të sigurohet se një vend i Ballkanit (të jetë) në luftë me një tjetër.” – tha Zelenski.