Presidenti i Ukrainës tha për “NBC” se vendi i tij do ta ketë shumë të vështirë vazhdimin e luftës me Rusinë agresore nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të mos japin ndihma ushtarake për Kievin.
Volodimir Zelenski theksoi se Ukraina i ka rritur kapacitetet e prodhimit të armatimit brenda vendit, por sërish ato nuk janë të mjaftueshme për të përballuar një luftë në front të gjerë me Rusinë.
![WhatsApp Image 20250101 at 212157 | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/WhatsApp-Image-2025-01-01-at-212157-1024x576.jpeg)
Së fundi, Zelenski refuzoi mundësinë e uljes në tryezën e bisedimeve me Moskën, ku do të diskutohej opsioni i lëshimeve territoriale nga Ukraina.
Presidenti ukrainas u shpreh se bisedimet nuk mund të diktohen paraprakisht nga orekset e Kremlinit dhe se, në çdo rast, palët duhet të ulen në tryezë në pozita të barabarta.