Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha gjatë një fjalimi se sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane dhe gjermane po rezultojnë vendimtare në ofensiven ukrainase ndaj trupave ruse.

Ai shtoi se vendi i tij është mirënjohës ndaj këtyre vendeve për ndihmën e dhënë në përballimin e luftimeve me forcat e ushtrisë ruse.

“I jam mirënjohës çdo vendi, çdo udhëheqësi që na ka ndihmuar me sistemet e mbrojtjes ajrore! Këto janë sisteme të fuqishme, shumë efektiv. Ato tashmë kanë dhënë rezultate të rëndësishme.” – tha Zelenski.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *