Sulmet e shtuara të Rusisë ndaj Ukrainës duket se e kanë rritur edhe me shumë moralin e rezistencës ukrainase. Ishte vetë presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ai që ripërsëriti thirrjet për rezistencë ndaj agresionir rus duke shprehur bindjen se në fund Ukraina do e fitojë luftën ndaj Rusisë. “Ne e ndaluam pushtimin e vendit dhe arritëm të varrosim mitin se ushtria ruse është e pathyeshme. Falenderoj të gjithë ata që luftuan për Ukrainën në të kaluarën dhe të gjithë ata që po luftojnë tani. Ukraina do e fitojë luftën ndaj Rusisë” – u shpreh Zelenski.
Kreu i shtetit ukrainas vlerësoi gjithashtu dhe përkrahjen e perëndimit në këtë lufte duke shtuar se ky është një motivim shtesë për vendin e tij në betejën për pavarësi nga Rusia. “Bota është në anën tonë më shumë se kurrë dhe kjo na bën më të fortë se kurrë në histori” – shtoi Zelenski.