Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka përkujtuar katër vjet nga nisja e pushtimit të plotë nga Vladimir Putin, duke theksuar se ukrainasit kanë rezistuar dhe nuk janë thyer.
“Sot shënojmë katër vjet nga ofensiva tre-ditore e Putinit për të marrë Kievin. Kjo tregon guximin, punën e palodhur dhe këmbënguljen e miliona ukrainasve,” shkroi Zelensky në Telegram.
Ai nënvizoi se Ukraina ka ruajtur pavarësinë dhe shtetësinë e saj, ndërsa Putin nuk ka arritur qëllimet e tij dhe nuk ka fituar luftën. “Ne do të bëjmë gjithçka për të arritur paqen dhe drejtësinë. Lavdi Ukrainës!” – shtoi presidenti.
Në një intervistë për CNN nga Kievi, Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të qëndrojë pranë Ukrainës, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij mund të ndihmojnë në përfundimin e konfliktit.
Sipas tij, komunikimi mes ekipeve negociuese ukrainase dhe amerikane është i mirë, dhe përpjekjet diplomatike për të dhënë fund luftës vazhdojnë.

