SPAKU-u ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij, por askush nuk e di vendndodhjen e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Vetë kreu i akuzës, Altin Dumani u pyet dje në Këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nëse kishte dijeni për vendndodhjen e Ahmetajt, por ai nuk dha asnjë përgjigje.

Avokatët e Ahmetajt pranuan se klienti i tyre nuk ndodhej në territorin e Shqipërisë.

Sipas Zërit të Amerikës, Ahmetaj kishte prerë një biletë online për udhëtim drejt Italisë, por nuk e ka përdorur.

Referuar po këtij burimi, vendodhja e fundit e Ahmetajt besohet të jetë Kanadaja, bazuar në gjurmët e celularit të tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *