Sot Kosovës iu dha e drejta e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, duke shënuar një zhillim historik për shtetin më të ri në Ballkan. Fjalën e përfaqësimit të Kosovës në këtë organizëm të rëndësishën e mbajti nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila shprehu mirënjohjen për këtë mundësi të ofruar për Kosovën. Ajo shpalosi sfidat që e presin Kosovën, rrugëtimi integrues i së cilës pengohet në vazhdimësi nga fqinji i saj problematik, Serbia. Bogujevci pati dhe një mesazh për Ukrainën duke theksuar se populli i Kosovës dhe ajo vetë si e mbijetuar e një masakre gjatë luftës në Kosovë, kuptojnë atë që po kalon Ukraina dhe qëndrojnë gjiihnjë në mbështetje të saj.
“Kjo është hera e parë që po i drejtohem Asamblesë, dëshiroj t’iu them kolegëve të mi ukrainas dhe popullit ukrainas, se mendjet, zemrat dhe lutjet tona janë me ju. Ne e dimë në atë se çfarë po kaloni. Unë vet jam e mbijetuara e një masakre gjatë luftës në Kosovë. Ne do jemi gjithmonë me juve në këtë luftë”.
Kosova mbetet në pritje të anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës, pasi aplikoi pak kohë pas nisjes së sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, sulm ky që riktheu gjuhën kërcënuese të Serbisë, drejtuesit politikë të së cilës nuk nguruan të flasin dhe për një fushatë te rë ushtarake ndaj Kosovës.