Erion Goxhara plagosi me armë Lorenc Kostën pas dyshimeve se ky i fundit kishte lidhje sentimentale me gruan e tij.
Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se Goxhara e ka filmuar me celularin e tij Kostën pasi e ka qëlluar.
Po ashtu konfirmohet se disa drejtues policie janë përpjekur të bindin efektivin për t’u dorëzuar, por përgjigja e tij ishte: “Zgjedh të vetëvritem para se të kalbem në burg.”
Efektivi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, teksa vijon puna për kapjen e tij.