Edison Memolla i Partisë Socialiste mori një fitore të thellë ndaj rivalit të tij Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e ripërsëritura për bashkinë e Rrogozhinës.

Memolla kryeson me mbi 1500 vota diferencë, ndërkohë që në 14 maj rezultati në këtë bashki ishte tejet i ngushtë.

Memolla u shpreh pas fitores se elektorati rrogozhinas i besoi projektit të tij politik për zhvillimin e zonës.

“Rezultati tregoi që ia dolëm dhe gjetëm pikat e dobëta që kishim. Kjo tregon që programi ynë ka qenë më i mirë se i kandidatit tjetër. Ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi dhe gjithë njerëzit në terren. Ka qenë një punë intensive në të gjitha njësitë administrative, duke iu shtrirë dorën e bashkëpunimit.” – tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *