Serbia kërkoi nga misioni i OSBE-së në Kosovë që ky mision të paraqesë një këkesë pranë Qeverisë së Kosovës për të lejuar serbët me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në territorin e Kosovës.
Një kërkesë e tillë nuk ka gjetur miratimin e kryeministrit Albin Kurti. Në një reagim të tij kreu i qeverisë theksoi se kjo kërkesë duhet të vijë nga Serbia dhe t’i drejtohet shtetit të Kosovës dhe jo një pale të tretë. Sipas Kurtit, kërkesa në fjalë duhet të njohë sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës si parakusht për marrjen në shqyrtim të një kërkesë të tillë.
Serbia nuk është e gatshme të marrë një hap të tillë pasi e vlerëson si njohje të subjektivitetit të Kosovës, ndërsa serbët e Kosovës duhet të marrin rrugën për në Serbi për të votuar më 17 dhjetor.