Gazetari sportiv në Kosovë, Arlind Sadiku, u shpreh në një video-postim se nga burimet e tij konfirmohet avancimi i negociatave mes Napolit dhe Edon Zhegrovës.

Sipas Sadikut, në garë për Zhegrovën janë edhe Njukasëlli dhe Evertoni në Premier Ligë.

Duket se preferenca e sulmuesit dardan të krahut është bashkimi me Amir Rrahmanin te Napoli.

Drejtuesit e Lilles në Francë po ashtu e kanë konfirmuar faktin se Zhegrova do të largohet, pasi klubi nuk i përmbush dot kërkesat financiare të lojtarit.

Vlera e kartonit të Edon Zhegrovës llogaritet nga 25 deri në 30 milionë euro.

By Editor