Edon Zhegrova u shpreh se e ka njoftuar klubin e Lilës se nuk do të rinovojë kontratën dhe në verë do të largohet në një tjetër ekip.

“Është e vërtetë, e kam njoftuar klubin që nuk do të vazhdoj kontratën. Do të shohim në verë çfarë do të ndodhë, por klubi është i njoftuar që nuk do ta vazhdoj kontratën,” tha ai.
Së fundmi, mediat në Itali raportojnë se Zhegrova ka arritur një marrëveshje verbale me Napolin, ku pritet të kalojë në merkaton e verës.