Për ndeshjen e dytë rresht, Edon Zhegrova ka ndryshuar rrjedhën e lojës te Juventusi. Në ndeshjen kundër Romës, ku skuadra nga Torino ishte duke humbur 3:1, trajneri Luciano Spalletti e aktivizoi Zhegrovën në minutën e 72-të. Shqiptari nga Kosova kontribuoi në dy aksionet vendimtare që sollën barazimin 3:3, duke asistuar për golat e Jeremie Boga-s dhe Federico Gatti-t.

Kjo paraqitje e Zhegrovës është vlerësuar pozitivisht edhe nga Tuttosport, që e cilësoi si vendimtare për ngushtimin e rezultatit dhe rikuperimin psikologjik të skuadrës pas humbjes në Ligën e Kampionëve.

Zhegrova nuk ishte aktivizuar për tre ndeshje rresht gjatë muajit shkurt, përfshirë përballjet me Interin dhe Galatasaray-n, që rezultuan me humbje për Juven. Forma e tij e fundit sjell shpresë edhe për tifozët e Kosovës, teksa kombëtarja përgatitet për gjysmëfinalen e plejofit për Kupën e Botës 2026 më 26 mars ndaj Sllovakisë në Bratislavë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *