Edon Zhegrova ka mbërritur në Torino, ku sot do të prezantohet si futbollisti më i ri i Juventusit.

Anësori i djathtë i sulmit u transferua nga Lille në orët e fundit të merkatos për një shumë prej 20 milionë eurosh, duke mposhtur konkurrencën e Olympique Marseille për shërbimet e tij.

Bisedimet mes Juventusit dhe klubit francez nisën më 16 gusht, ndërsa që nga ajo datë lojtari ishte në pritje të finalizimit të marrëveshjes. Zhegrova ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të përfitojë një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Ky transferim përbën një hap të madh në karrierën e 26-vjeçarit, i cili bëhet shqiptari i dytë nga Kosova që vesh fanellën bardhezi, pas legjendës Riza Lushta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *