Kosova luan sonte në transfertë ndaj Izraelit sfidën e parë për kualifikueset e Euro 2024.
Tekniku i dardanëve, Alen Zhires u shpreh optimist para takimit duke theksuar se ekipi i tij ka besim se mund të dalë me tre pikë nga Tel Avivi.
“Shanset tona për kualifikim do të varen shumë nga dy sfidat e para në grup ndaj Israelit dhe Andorës. Normalisht ne kemi besim dhe vetëm përmes angazhimit mund të arrijmë atë që duam. Sa i përket taktikave, nuk flas asnjëherë për to para lojës”. – tha tekniku francez i Kosovës.
Kosova e këtyre eliminatoreve pritet të ndërtohet rreth boshtit Rrahmani-Rashica-Muriqi si tre lojtarët më në formë dhe tre liderët që mund të udhëheqin Kosovën drejt një kualifikimi historik në europianin e vitit të ardhshëm.