Finalja e madhe mes Francës dhe Argjentinës po afron dhe të dy trajnerët respektivë, Deshampi dhe Skaloni po bëjnë kalkulimet e tyre të fundit para sfidës.

Më shqetësuese duket situat në kampin francez, pasi sulmuesi Oliver Zhiru pësoi një dëmtim në seancën e fundit stërvitore duke vënë në dyshim praninë e tij që nga minuta e parë në finale. Deshamp pritet të marrë mendimin e stafit mjekësor mbi gjendjen e sulmuesit për të vendosur nëse ai do e nisë si titullar apo nga stoli përballjen ndaj Argjentinës. E paqartë duket dhe situata e Rabiotit. Mesfushori është rikthyer në stërvitje me ekipin, por prania e tij nga minuta e parë mbetet në dyshim pasi duhet vlerësuar kondicioni i tij fizik.

Në kampin argjentinas, tekniku Skaloni i gëzohet rikthimit pas pezullimeve të Montielit dhe Akunjës. Ky i fundit mund ta nisë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Montiel e ka të vështirë t’i marrë vendin e titullarit Molinës në linjën e djathtë të mbrojtjes, pasi mbrojtësi i Atletikos së Madridit ka bindur me paraqitjet e tij. Angel Di Maria pritet të ketë minutat e tij në këtë finale dhe argjentinasi kërkon të lërë gjurmë pasi ai ishte mungesa e madhe e Argjentinës në finalen e botërorit të 2014-ës ndaj Gjermanisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *