Avokati Gylsen Zhllima komentoi çështjen e zëvendëskryeministres Balluku, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për dy standarde në trajtimin e saj. Në emisionin “News24 Fundjavë”, Zhllima tha se nëse Rama nuk do të kishte probleme, do ta kishte dërguar Ballukun në drejtësi që më herët, por po përdor procedurat si justifikim.

“Rama shpik procedura dhe del viktimë, edhe pse ‘i ka rënë zjarri në shtëpi’. Ai riviktimizohet dhe përdor këtë për të justifikuar veprimet e tij”, deklaroi Zhllima.

Avokati shtoi se trajtimi i Ballukut është pjesë e një loje më të gjerë, ku po hetohet edhe pushteti ekonomik, dhe kritikoi mënyrën se si kryeministri prezantohet në publik duke shmangur përgjegjësitë reale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *